Von der Leyen propozon sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja do t’i vendosë sanksione të reja Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian pritet të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë.

Von der Leyen tha se “javën e kaluar, Rusia e përshkallëzoi pushtimin e Ukrainës në një nivel krejtësisht të ri” përmes mobilizimit, dhe “referendumeve të rreme që janë një përpjekje e paligjshme për të rrëmbyer tokën dhe ndryshimin e kufijve ndërkombëtarë me forcë”.

BE-ja do të zgjerojë listën e produkteve që nuk mund të eksportohen në Rusi, veçanërisht, në lidhje me armët, avionët dhe substancat kimike.

Kjo do të “dobësojë kapacitetin e saj për të modernizuar” bazën ushtarake të Rusisë.

Von der Leyen theksuar se, sipas paketës, shtetasve të BE-së do t’u ndalohet të ulen në organet qeveritare të ndërmarrjeve shtetërore ruse, duke thënë “Rusia nuk duhet të përfitojë nga njohuritë dhe ekspertiza e BE-së”.

Ajo vendosi gjithashtu një kufi të çmimit të naftës ruse për vendet në zhvillim, për të cilin tashmë është rënë dakord në parim nga grupi G7 i vendeve të mëdha të industrializuara.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika