Von der Leyen: Reformat janë kyçe për ta kthyer ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar sot se reformat janë kyçe për ta kthyer ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet.

Ajo në një postim rrjetin social X, pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, vlerësoi punën e bërë për procesin e integrimit evropian, duke theksuar rëndësinë e reformave dhe dialogut me shoqërinë.

“I dashur Edi Rama, po punoni fort për ta kthyer ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet. Përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është kyç, ndërsa ruajtja e një dialogu të fortë me shoqërinë është po ashtu e rëndësishme. Objektivi është pranë. Kështu do ta arrijmë”, tha von der Leyen.

Kujtojmë, presidentja e Komisionit Evropian ka nisur sot turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Agjenda e takimeve të von der Leyen në Shqipëri përfshin takimin me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ursula von der Leyen nesër do të vizitojë Kosovën, dhe më pas Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në fokus të agjendës së von der Leyen në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor pritet të jenë marrëdhëniet e BE-së me rajonin dhe procesi i integrimit evropian.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika