Von der Leyen: Shqipëria ka bërë përparësi, po ndërmerren reforma të rëndësishme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme për t’u integruar në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pret në takim presidenten e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë lëvdata shtetit të Shqipërisë, duke thënë se Shqipëria ka pasur suksese në shumë fusha dhe ka ndërmarrë reforma të rëndësishme.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë tha se Shqipëria po ecën përpara dhe në mënyrë të vendosur për procesin e integrimit evropian.

“Ky është suksesi juaj, është rezultati i plot vite me përpjekje dhe punë të madhe që ka bërë Shqipëria dhe qytetarët. Në rrugëtimin tuaj të integrimit evropian dhe kjo sjellë negociatat”, ka deklaruar ajo.

Tutje, ajo e përmendi edhe rreshtimin e Shqipërisë përkrah Ukrainës, derisa shtoi se Rusia, është duke e shkelur rendin ndërkombëtar dhe ligjet e OKB-së.

“Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të vendosur, raporti i zgjerimit ka treguar të gjithë përparësitë që po bën Shqipëria. Ju po ndërmerrni reforma të rëndësishme. Kemi mbrojtur vlerat më të mira europiane. Kemi bërë arritje të dukshme dhe të prekshme në një kohë plot sfida, këtu e kam fjalën për luftën e Rusisë në Ukrainë. Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe çdo kartë të OKB-së”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë ditës së enjte ishte për vizitë edhe në Kosovë, ku u takua me krerët e shtetit.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika