Von der Leyen u bën thirrje për unitet liderëve të Bosnjë e Hercegovinës

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka kërkuar nga liderët e Bosnjë dhe Hercegovinës që të punojnë së bashku për t'u anëtarësuar në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, u ka kërkuar udhëheqësve të Bosnjë dhe Hercegovinës që të punojnë së bashku për ta sjellë vendin më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian(BE).

Bosnja ka aplikuar për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2016, por liderët e saj nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të nisur reformat që u përcaktuan si të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.

Von der Leyen u kërkoi liderëve të presidencës trepalëshe të mblidhen për ta kthyer Bosnjën një vend, popullsia e së cilës mbështet anëtarësimin në BE, “në një shtet të ëndrrave të të rinjve”.

“Dera e Bashkimit Evropian është e hapur, ju lutem shfrytëzoni rastin dhe shfrytëzojeni këtë ftesë, dhe kjo tashmë varet nga ju,” u tha ajo politikanëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile gjatë një vizite në Sarajevë, pjesë e një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton REL.

Ndryshe, të mërkurën e 12 tetorit, Komisioni Evropian rekomandoi këtë muaj që Bosnjës t’i jepej statusi i kandidatit, me kushtin që ajo të përforcojë demokracinë dhe të ndërmarrë hapa të tjerë të nevojshëm.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, kishte thënë se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.

Varhelyi foli në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi paketën vjetore të zgjerimit të BE-së.

Rekomandimi për Bosnjën u tha se është i kushtëzuar, pasi Komisioni pret plotësimin e tetë kushteve specifike që lidhen me miratimin e ligjeve për gjykatat dhe prokurorinë, parandalimin e konfliktit të interesit, lirinë e shprehjes dhe migracionin.

Ndërsa, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, shefja e Komisionit Evropian të enjten e 27 tetorit ishte për vizitë në Kosovë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar edhe një herë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Von der Leyen ka thënë se tashmë ka mbetur që të bindet edhe Këshilli Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave, i keni përmbushur të gjitha standardet, duhej të bëhej në korrik të vitit 2018, tanimë e kemi konfirmuar që keni përmbushur, detyra jonë është të bindim Këshillin Evropian, kemi punuar me presidencën çeke, mund të llogarisni në mua personalisht, do të mundohemi të bëjmë gjithçka pasi po bëni një punë mbresëlënëse përkundër vështirësive, luftës në Ukrainë që ka dërguar valë shokuese në gjithë botën”, ka deklaruar ajo.

Ajo, ndër të tjera, ka përgëzuar Kosovën për reformat që ka arritur të bëjë në vitin e kaluar, për të cilat sipas saj ka dëshmuar edhe raporti i Komisionit Evropian.

“Ju uroj për këtë punë të zellshme që është reflektuar në raportin për zgjerim, përpjekjet për antikorrupsion dhe sundim të ligjit, janë vërejtur, jeni duke ndërtuar hap pas hapi jo vetëm gjyqësorin por edhe ekonomi solide të tregut”, ka vijuar ajo.

Shefja e Komisionit Evropian, Von der Leyen ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Kosovën.

 

 





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika