Von der Leyen: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, “propozimi francez” nuk rrezikon identitetin maqedonas

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka realizuar një takim me kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen. Në takim është konstatuar se tani është momenti që Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë propozimin evropian, që nënkupton edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është takuar me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, me të cilën ka biseduar për çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Në takim është konstatuar se tani është momenti që Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë propozimin evropian, që nënkupton edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ajo që është vënë në dukje nga kryetarja e KE-së, Von der Leyen, është se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në BE, dhe kjo është e vetmja rrugë që të çon drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Kovaçevski dhe Von der Leyen theksuan se “propozimi francez” në asnjë mënyrë nuk kërcënon identitetin, kulturën, historinë dhe gjuhën maqedonase, raporton Koha.mk, trasnmeton Portali Dukagjini.

Protestuesit para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Ndërkaq, para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ka filluar protesta në kundërshtim të propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Protestuesit para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Dy vendet, prej kohësh, kanë mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që kanë bllokuar integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Qeveria maqedonase e ka mbështetur propozimin, por jo edhe opozita, e cila tash e dy javë gati, organizon protesta.

Deputetëve të Maqedonisë së Veriut pritet t’iu drejtohet me një fjalim edhe von der Leyen.

Oliver Spasovski, ish-kyreminstri maqedonas, aktualisht ministri i Punëve të Brendshme

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, sërish ka bërë thirrje për protesta të qeta.

Në një postim në Facebook, Spasovski ka thënë se protesta e së mërkurës dhe ato të ditëve më parë nuk kanë qenë të paraqitura siç duhet. Ai i fton organizatorët për përgjegjësi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika