Von der Leyen: Zbatimi i draft-statutit për Asociacionin, hap i madh për Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zbatimi i Asociacionit mund të jetë një hap i madh përpara për Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zbatimi i Asociacionit me shumicë serbe mund të jetë një hap i madh përpara për Kosovën.

“Mendoj se është e rëndësishme që Kosova të ketë një qëllim shumë të qartë lidhur me anëtarësimin në BE, që ne të jemi të qartë se çfarë presim nga Kosova. Ne diskutuam, kur isha në rajon, për zbatimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe ky zbatim do të ishte një hap i madh përpara. Është në interes së Kosovës”, tha ajo.

”Nëse shohim Kosovën dhe Serbinë, është e rëndësishme për ne që ne u japim secilit vend mundësinë e tij unike, për të shkuar drejt Bashkimit Evropian, për të mos i lidhur shumë të dyja bashkë, sepse nxitja është shumë më pozitive nëse pyetja që ne bëjmë është se cili është kontributi juaj për të kaluar pranë Bashkimit Evropian, cilat janë aktivitetet tuaja”, shtoi ajo.

Edhe pse Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se Këshilli ende nuk ka kërkuar nga komisioni që të japë opinion për këtë.

“Ne jemi të gatshëm të japim opinionin”, tha ai.

“Ndjenja jonë është se për Kosovën rruga drejt BE-së po vjen përmes një dialogu të suksesshëm. Ata duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta bërë dialogun të suksesshëm”, shtoi Varhelyi.

Kosova mbetet i vetmi vend që nuk ka rekomandim për statusin e kandidatit nga këto dhjetë vende.

Zyrtarët evropianë thanë të mërkurën se dialogu me Serbinë është rruga përpara për Kosovën drejt BE-së.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika