Vota e mërgatës po kthehet tek LDK-ja, thotë Zogaj: Do të dalim shumë më mirë se në zgjedhjet e shkurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka folur për votën e mërgatës dhe pritshmëritë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit,

Zogaj shtoi se LDK-ja nuk ka arsye të shqetësohet nga mërgata.

“Vetëm një rezultat ka qenë i tillë, kur shumica e votave është fituar edhe në zgjedhjet e 2021. Ai ka qenë një rast, kur është fituar votë masive në atë kohë (nga LVV-ja). Prej asaj kohe tutje ne shohim rezultate shumë më të mira për LDK-në. Në fakt në tetot jemi fitues (në zgjedhje lokale) me mbi 30 për qind të votës së mërgatës, e LVV është pas nesh. ky është tregues që vota e mërgatës po kthehet kah LDK-ja. Dhe ne nuk i frikësohemi, qysh me u frikësu prej familjarëve tanë. Ata janë familjarët tanë…”, ka thënë Zogaj në FIVE të TV Dukagjinit.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, LVV-ja kishte udhëhequr me mbi 390,000 vota (42.3%), e ndjekur nga PDK-ja me mbi 190,000 vota (20.95%), dhe LDK-ja me mbi 170,000 vota (18.27%).

Megjithatë, sipas tij, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, LDK-ja do të dalë shumë më mirë dhe do të ketë një pozicion të fuqishëm për të krijuar institucionet e vendit.

“Konsiderojmë që do të dalim shumë, shumë më mirë (në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit) sesa në zgjedhjet e shkurtit. LDK do të ketë pozicion shumë të fuqishëm për të krijuar institucionet e vendit. Nuk do të lejojmë ajo çka ka ndodhë në vitin 2025, me ndodh në vitin 2026”, ka shtuar Zogaj.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika