Votimi në veri, Kryeziu: S’kemi problem me serbët e Kosovës por me politikat serbe

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu/ Në emisionin "FIVE"

Pas pjesëmarrjes së ulët të votuesve në veri, Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se, ky rezultat është pritur.

“Politika serbe nuk është e sotit, është plitike shekullore dhe cdo gjë duhet të përgatitet në mënyrë ekstraordinere, unë e kam pritur këtë rezultat pa rezultat, kryetarët e komunave vazhdojnë mandatin ku pas 12 muajve kanë të drejtë edhe njëherë të fillojë një gjë e tillë,” tha Kryeziu.”

Se a mund të ketë detyrim për dorëheqje të kryetarëve në veri, Kryeziu i ftuar në “FIVE” tha se për këtë duhet të ketë arsyetim.

“Mandati ndërprehet në disa mënyra për kryetarët, kjo formë e procedurës është largimi nga detyra por për të larguar dikë nga detyra duhet të kenë arsyetim, këtu arsyetim  nuk kanë fare, Nuk mund ta shtyesh askënd që të japë dorëheqje sepse nuk ka shkelur ligjin,” u shpreh ai.

Sipas Kryeziut, procedura, pra procesi është në rregull në aspektin procedural ligjor dhe kushtetues.

Pasoja juridike nuk ka, por për Kryeziun efektet për numrin e vogël të votuesve, janë politike.

“Pasoja juridike nuk ka cdo gjë është në rregull në aspektin juridik kushtetues dhe ligjor në rregull, efektet janë politike.”

“Po të ishte kryer në mënyrë të rregullt kjo të votojnë 50+1%, brenda 45 ditëvë, presidentja e vendit ka pasur që ti shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në atë pjesë, kjo në aspektin ligjor është në rregull, në aspektin politik ma mer mendja nuk është në rregull sepse nuk është kryer puna ashtu sic duhet,” shtoi Kryeziu.

Ndërkaq Kryeziu bëri të ditur se, “Duhet me dalë 100% votues të fitojnë 50%+1 dhe ne e dijmë situatën si janë të ndikuar atje qytetarët, ne nuk kemi problem me qytetarët e republikës së Kosovës serb ne kemi problem me politikat serbe.”

“Përshkak të presionit politik negativ që bën politika serbe ne kemi probleme që jane të jashtzakonshme, integrimi duhet me qenë demokratik deri tash jemi mnunduar në forma të ndryshme, veprimet e qeverisë janë ligjore, por efektet nuk janë të mjaftueshme për atë që jemi nisur,” tha Kryeziu.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika