Zëvëndësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se nuk ka ndodhur asnjë incident deri më tani lidhur me procesin e votimit në veri të vendit.

Ai në emisionin FIVE, ka theksuar se ata janë në numër të mjaftueshëm për të reaguar nëse ka nevojë.

Gjithashtu Elshani ka përmendur se kanë Njësi të Specializuara në gatishmëri për të intervenuar në raste të nevojshme.

“Asnjë  incident që  lidhet me procesin e votimit nuk ka ndodhur… Ne jemi në  numër të mjaftueshëm në  rast se vjen puna të  reagojmë .Numri është  i mjaftueshëm, por kemi edhe Njësi të Specializuar në  gatishmëri në  rast se ka nevojë  të  reagojnë”, ka deklaruar Elshani.