Votohet në parim projektligji për Byronë Shtetërore, opozita s’e mbështet

Votimi në parim i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ndonëse kaloi në Kuvendin e Kosovës ka pasur diskutime të shumta. Ky projektligj nuk pati mbështetjen e opozitës, pasi ata kërkonin që të ketë gjithëpërfshirje, pra që deri sa të kalojë procesi i vettingut të mos votohet as ky projektligj

Seanca e 14 korrikut në Kuvendin e Kosovës

Të enjten e 14 korrikut, në seancën e Kuvendit të Kosovës, është votuar në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Për këtë projektligj opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa 58 vota ishin për dhe 3 ishin abstenim.

Për këtë projektligj ka pasur diskutime të shumta në Kuvend, ku opozita kërkonte që projektligji për Byronë Shtetërore dhe Procesi i Vettingut të futen në një pako të përbashkët për reformë në drejtësi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Arben Gashi, në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me projektligjin për Byronë Shtetërore ka thënë se në këtë projektligj duhet të ketë gjithëpërfshirje politike dhe balancim politik.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Arben Gashi

Ai ka thënë se duhet të ketë rregullim sektorial, të jetë në pajtueshmëri me këto ligje, sepse mënyra se si është propozuar ky ligj është në konflikt me të gjitha ligjet e tjera që e rregullojnë sektorin.

“Prandaj kemi propozuar që në bazë të këtyre parimeve të vendosen edhe elementet e tjera si shkalla e vettingut që do të bëhët, shtrirja vertikale e shkallës, shtirja horizontale, në cilat institucione do të bëht vetting, afatet kohore e të tjera”, ka shtuar Gashi.

Ai ka kërkuar që projektligji për Byronë Shtetërore dhe Procesi i Vettingut të jenë në një pako për reformë në drejtësi.

“Përndryshe nëse shkojmë në dy komisione të ndryshme, në dy procedura të ndryshme, ekziston përshtypja që mund të mos jenë të harmonizuara dhe të kemi pastaj probleme në zbatimin e tyre”, ka shtuar ai.

Ai ka propozuar që deri sa të ketë një konkluzion për koordinim, lidhur me procesin e vettingut, të mos votohet as ky projektligj.

Ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Komisioni i Venecias, në raport me procesin e vettingut kundërshton dhe jep rekomandime të sakta në mënyrën se si duhet të shkohet në vetting dhe njëkohësisht edhe në hartimin e këtyre ligjeve që janë një pako e përbashkët.

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri

“Ne u dakorduam që pronësinë mbi vettingun ta merrë Kuvendi i Kosovës në mënyrë që nëse duhet të ketë ndryshime kushtetuese atëherë të ketë një koncensus në mes partive”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, ky ligj bie ndesh me kushtetutën, mirëpo ka rënë ndesh edhe është kundërshtuar nga Komisioni i Venecias, prandaj siç thotë ai, duhet të kthehet dhe të diskutohet.

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se duhet të votohet në parim ky projektligj në mënyrë që të adresohen opinionet e Komisionit të Venecias, sepse sipas saj, kjo nuk ka të bëjë me procesin e Vettingut.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Gashi ka replikuar duke thënë “Kjo nënkupton që Qeveria nuk dëshiron bashkëpunim për çështje të tjera, kur çështja qysh është propozuar është antikushtetuese”.

Po ashtu edhe Tahiri ka replikuar ndaj Haxhiut duke thënë “Jeni duke e shtyer  një ligj që është antikushtetutes, që ka një rekomandim nga Komisioni i Venecias. Kemi diskutuar në formën përmbajtjësore për procesin e Vettingut, që të jetë parimor e jo politik”.

Ndërsa edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se  reforma në drejtësi të mos fokusohet vetëm në vetting, por edhe te Byroja Shtetërore.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

“Të hyjmë në pako me disa çështje të rëndësishme, që do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, duhet të ketë konsesus politik për këtë çështje”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika