Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Teksa po mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, votën e ka dhënë edhe kandidati për president, Bujar Osmani

Bujar Osmani

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar.

Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më të madh dhe të votojnë.

“Uroj sot zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Inkurajoj qytetarët të dalin në numër sa më të madh, të votojnë sipas bindjes së tyre, vullnetit të tyre. Të votojnë me qëllim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Ai, po ashtu, tha se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, por vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, këto nuk janë zgjedhje të zakonshme, por vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj që këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, por janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë, për shkak se shteti është në udhëkryq. Dy opsione janë para nesh dhe qytetarët duhet të vendosin për integrim apo izolim”, tha Osmani.

Kujtojmë se nga shtatë kandidatë për president, dy prej tyre janë shqiptarë, Bujar Osmani, nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika