Voton presidenti Begaj: Një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe të ardhmen evropiane
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”, e cila ndodhet në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Pas votimit, Presidenti Begaj dha një deklaratë për media, ku vlerësoi procesin zgjedhor […]
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ai votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”, e cila ndodhet në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Pas votimit, Presidenti Begaj dha një deklaratë për media, ku vlerësoi procesin zgjedhor si të qetë dhe theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për demokracinë dhe për të ardhmen europiane të vendit.
“Një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për vendin, qytetarët dhe demokracinë. Kjo ditë e sotshmja ka një rëndësi të veçantë pasi kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE. Për herë të parë voton diaspora dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira. Kjo ditë e sotshmja mendoj se duhet të jetë një ditë e gëzuar ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion, me përgjegjshmëri që zëri i tyre të dëgjohet. Po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe i numërimit dhe administratorët zgjedhorë e kanë për detyrim ligjor që t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve”, ka thënë Begaj.















