Voton Ramush Haradinaj, fton qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, Ramush Haradinaj ka votuar në orën 9:00 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë. Ai ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja, Anita Haradinaj dhe fëmijët e tyre. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.