Votuesit në balotazh nuk ndjekin verbërisht udhëzimet e partive, thotë Cakolli

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit kanë treguar një garë të balancuar ndërmjet partive politike, duke çuar në balotazh në 17 komuna të vendit.

Në 21 komuna, sipas rezultateve preliminare, fituesit janë përcaktuar që në rundin e parë, por qytetet më të mëdha si Prishtina, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Peja dhe Prizreni do të përballen sërish në raundin e dytë të votimeve.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka vlerësuar se raundi i dytë i zgjedhjeve nuk mund të parashikohet vetëm në bazë të koalicioneve apo marrëveshjeve ndërpartiake.

Sipas tij, votuesit në balotazh janë të pavarur dhe nuk ndjekin domosdoshmërisht udhëzimet e partive për të votuar një kandidat të caktuar.

“Nuk është se në balotazh votuesit janë si kope, të cilët shkojnë pas udhëzimeve të partisë. Ka pasur komuna ku mund të ketë pasur ndikim, por në shumicën dërrmuese të komuna, nuk është se koalicionet mes partive në nivelin lokal përkthehen në vota për kandidatët në fjalë. Sidomos në rastet kur ka acarim të raporteve mes të partive në fjalë. Siç është ta zëmë situata në Prishtinë, Prizren, mbase edhe në shumicën dërrmuese të komunave në këtë raund të zgjedhjeve”, ka thënë Cakolli në FIVE të TV Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika