Votuesit zviceranë votojnë për pensionin e 13-të brenda një viti

58 për qind e pjesëmarrësve e kanë përkrahur një pension të 13-të gjatë vitit, dhe 42 për qind kanë qenë kundër

Zvicra ka votuar për rritje të numrit të pensioneve për të moshuarit, në një referendum të mbajtur të dielën, sipas parashikimeve preliminare të transmetuesit publik SRF.

Sipas raportimeve, 58 për qind e pjesëmarrësve e kanë përkrahur një pension të 13-të gjatë vitit, dhe 42 për qind kanë qenë kundër.

Kjo masë, që është shtyrë prej sindikatave të punëtorëve dhe partive të majta ose të qendrës, duhet të ketë miratimin e shumicës së 26 kantoneve zvicerane.

Margjina e fitores nënkupton se diçka e tillë mund të arrihet, sipas transmetuesit zviceran.

“Ky hap është një arritje e madhe prej perspektivës së sindikatave”, ka thënë Lukas Golder prej kompanisë së sondazheve gfs.bern, në disa komente për televizionin SRF.

Qeveria, organizatat biznesore lobuese dhe parlamenti, që tani ka shumicë të të djathtëve, e kanë kundërshtuar propozimin dhe e kanë konsideruar si të papërshtatshëm financiarisht.

Në të kaluarën, votuesit zviceranë kanë qenë të kujdesshëm në miratim të masave që i kanë konsideruar të rrezikshme për bizneset.

Votimi për prensionet është në kontrast me referendumet e mbajtura në dekadat e fundit në Zvicër, në të cilat janë kundërshtuar propozimet për shkurtim të ditëve të punës, apo të më shumë festave.

Megjithatë, së fundi, kostoja e jetës përbën shqetësim të madh.

Cyrihu në Zvicër, bashkë me Singaporin janë shpallur qytetet më të shtrenjta në botë, sipas një studimi të publikuar në nëntor nga The Economist Intelligence Unit.

Mery, një zvicerane 65-vjeçare, ka thënë se rritja e numrit të pensioneve ka kuptim.

“Jam e pensionuar tani dhe natyrisht që dua më shumë”, ka thënë ajo.

Ende nuk dihet se prej nga do të ndahen fondet për këtë rritje pensionesh, vendim që duhet të hyjë në fuqi më 2026.

Pensioni për të moshuarit në Zvicër është 1.225 franga në muaj dhe maksimumi është 2.450 franga.

Për çiftet shuma shkon në 3.675 franga.

Zviceranët kanë votuar edhe për iniciativën për të rritur moshën e pensionimit, mirëpo diçka e tillë është kundërshtuar me shumicë votash./REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika