Voziti 150k km/h në zonën 50km/h, dënohet me 300 euro dhe i konfiskohet patentë shoferi për tre muaj

Policia e Kosovës ka dënuar një person me një gjobë prej 300 eurosh, tre pikë negative dhe konfiskimin e patentës së shoferit për tre muaj. Kjo ndodhi pasi në rrjetin social Facebook u postua një video ku personi në fjalë shihej duke vozitur me shpejtësi 156 km/h në një zonë ku kufizohet shpejtësia në 50 km/h.

Voziti150k km/h në zonën 50km/h, dënohet me 300 euro dhe konfiskohet patentë shoferi për tre muaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është dënuar me gjobë 300 euro, me tri pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj, pasi në rrjetin social Facebook është postuar një video ku shihej duke e vozitur veturën e tij me shpejtësi 156 km/h, në zonën 50 km/h.

Sipas njoftimin të policisë, pas një pune hetimore njësiti relevant policor ka arritur të identifikojë kundërvajtësin, i cili ka pranuar se me automjetin “VW Golf” ka kryer kundërvajtjen “tejkalim i shpejtësisë”.

“Me datën 01.06.2023 rreth orës 22:00, në rrjetin social Facebook, është postuar një video ku një person shihej duke e vozitur veturën e tij me shpejtësi 156 km/h në zonën 50 km/h. Pas një pune hetimore, njësiti relevant policor ka arritur të identifikojë kundërvajtësin, i cili ka pranuar se me datën 30.04.2023 me automjetin VW Golf ka kryer kundërvajtjen ‘tejkalim i shpejtësisë’. Nga patrulla policore kundërvajtësit në fjalë i është shqiptuar gjobë 300 euro, sipas ligjit 05/L-088, nenit 56 paragrafi 2, tri pikë negative, si dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika