Voziti 161 km në orë, gjobitet shoferi me 500 euro dhe i ndalohet të vozitë 6 muaj

Policia e Kosovës ka ndëshkuar tre shoferë në rajonin e Ferizajt për kundërvajtje të rënda në trafik, në kuadër të planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Sipas njoftimit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar në fshatin Rakaj një automjet të tipit Audi me targa të huaja, të cilin e drejtonte N.B., 28 vjeç. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai po lëvizte me shpejtësi 161 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi është 50 kilometra në orë.

Për këtë shkelje, atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për gjashtë muaj.

Ndërkohë, Stacioni Policor në Ferizaj i ka hequr patentë-shoferin për 12 muaj shoferit D.Ç., 23 vjeç, pasi në periudhën 26 gusht 2025 – 9 qershor 2026 kishte grumbulluar 10 pikë negative si pasojë e disa kundërvajtjeve të rënda në trafik.

Në një rast tjetër, policia ndaloi në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj një automjet të tipit Opel Vivaro, të drejtuar nga A.H., 23 vjeç, i cili kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.

Policia bëri të ditur se ky rast është raportuar nga një qytetar përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”.

Policia Rajonale e Ferizajt theksoi se do të vazhdojë kontrollet dhe aktivitetet e shtuara në terren për të rritur sigurinë në komunikacion, duke u bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë shkeljet në trafik përmes numrit 192, numrave të stacionit policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”./KP

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika