Dalja nga shtëpia për të lozur me biçikletë, bashkë me fëmijë të tjerë, në prillin e 1999, Burim Mulit i kushtoi me jetë.

13 vjeçari nga komuna e Vushtrrisë u vra nga forcat policore serbe.

26 vite pas, për vrasjen e tij është shpallur fajtor e është dënuar ish-polici serb, Zoran Vukotiq.

Ai është dënuar me 15 vite burgim.


“e kanë vrar djaloshin e nacionalitetit shqipar moshën 13 vjecar me armë automatike në atë mënyrëe që viktima Burim Muli dhe djali i axhës së tij Faton Muli kishin marr biçikletën e fqinjit të tij, dhe kishin dalur në lagjen afër varrezave qytetit të Vushtrisë duke lëvizur, me të arritur te rruga kishin dëgjuar krisma armësh dhe nga frika nisën në drejtim të rrugës “Skender Musa”, e pikërisht në rrugën kryesore i shohin tre polic të uniformuar dhe të armatosur e kur dy fëmijët kthehen, njëri  nga policët e unifmruar tani Zoran Vukotiq pa paralajmërim gjuan me armë zjarri në drejtim të fëmijëve duke e qëlluar në gjoks fëmijën Burim Muli i cili edhe vdes menjëherë”, deklaroi Beqiri.

Vukotiq kishte edhe tri aktakuza të tjera të bashkuara në këtë proces, përfshirë një dhunim seksual, pjesëmarrje në masakrën e Studimes e vrasjen e disa civilëve shqiptarë, por që në mungesë të provave është liruar nga to.


“Këto ngjarje janë të provuara dhe të vërteta, pra nga provat e administruara qartazi është vërtetuar se këta persona janë vrarë në atë ditë kritike por problemi kryesor këtu është identifikimi i të akuzuarit, pra sa i përket idetifikimit nga dëshmit e dëshmitarëve nuk është arritur saktë të vertetohet dhe përtej dyshimit të bazuar mirë që si person kryrës është i akuzuari..” tha Beqiri.

Në shpallje të aktgjykimit prezent nuk ishte vetë Vukotiq, që është në vuajte të një tjetër dënimi po për krime lufte.

Por, me këtë vendim nuk u pajtuan familja e 13 vjecarit të vrarë, meqë thanë se dënimi i shqiptuar është i ulët.


“Nëse e dënojnë atë edhe për vdekje djali im më nuk çohet ai e ka vra një fëmijë 13 vjecar as nuk u kanë në politik as su kon me dal me sulmu ata vec se u kanë shqiptar, ne jemi met pa djalë ai u dënu me 15 vjet por sesht dënim që e meriton e meriton më shumë, djali im më nuk qohet..”, deklaroi Fatime Muli


“15 vjet e dimë që është ligji edi, por ne jemi shtet ne duhet me formu gjykatën tonë ligjet tona të dënohet me ligje të shtetit të ish Serbisë, ne se kemi njoftë atë shtet atë shtet se kemi njoft ai na ka vra na me ligje të tilla me u zbatu e dënu, nuk jemi të pajtimit nuk jemi të kënaqur..”, tha Hajrullah Muli

Vendimin për lirimin nga akuza për dhunimin seksual të një viktime, e kundërshtuan nga qendra kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës. 


“Natyrisht që ishte moment i vështirë, pasi që e mbijetuara e cila ka dëshmuar në rastin Vukotiq, ka dëshmuar bindshëm se ai është dhunuesi nëse e dëgjuat gjatë momentit të dhunimit të mbijetuarës iu ka vra edhe babai nga Zoran Vukotiqi ne do i ndjekim të gjitha hapat ligjore për ta apeluar rastin dhe për ta ndjekur, na vjen keq që ky rast përfundoi si rasti i Vasfije Krasniqit..” deklaroi Rushiti

.Zoran Vukotiq është i dënuar edhe në dy raste tjera, njërin me 6 vite e gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në rrahje të civilëve shqiptarë gjatë luftës, si dhe me 13 vite burgim për dhunim seksual të një gruaje të nacionalitetit shqiptar.