Vrasja e 18 vjeçarit – Prokuroria aktivizohet për deklaratat për hakmarrje

Prokuroria themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për axhën e 18 vjecarit të vrarë në Podujeve e imamin e kësaj komune, pas deklarimeve për hakmarrje nëpër media. Pas intervistimit, axha i Lulzimit e avokati i tij thanë se nuk kanë asnjë synim të tillë, vetëm se janë keqkuptuar sepse rastin ia kanë lënë drejtësisë

Hakmarrje, falje gjaku e kanun.

Deklarata  e artikuj mediatik që përmbanin këto fjalë, kanë pasuar vrasjen e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu, që përfundimisht kanë quar axhën e tij, Rrahim Fejzullahu në stacionin policor në Podujevë.

Ai mbrëmjen e së hënës u intervistua nga zyrtarët policor në Podujevë, për këtë çështje derisa për të njëjtën temë është intervistuar edhe imami i kësaj komune, Bekim Jashari.

Pas intervistimit nga ana e policisë, Fejzullahu tha se ka sqaruar deklarimet që ka bërë dhe se sipas tij, nuk ka diçka të tillë sepse ia ka lënë të gjithë çështjen institucioneve të drejtësisë.

“Të gjithë janë të lirë për momentin edhe gjithmonë kanë me kanë, ia kam lënë në dorë Prokurorisë, shteti e ka nuk jam kërcënues nuk mendoj asgjë keq, kështu që prokuroria e ka në dorë”, ka thënë Fejzullahu.

Me të ishte edhe avokati Tomë Gashi, i cili tha se gjendja emocionale mund të ketë ndikuar në deklarimet, dhe se kjo ishte bërë me kërkesë të imamit.

“Ai ka dhënë deklaratë meqë ka qenë kërkesa e tij, që së paku njërës prej familjes, ka ardhur e ka takuar Rrahimin, me kërkesë të njërës familje dhe ky në inercion me kërkesë të hoxhës Bekim Jashari është deklaruar me kërkesë edhe të drejtorit të shkollës, se i jep besë njërës prej familjes, por nuk ka pasur qëllim hakmarrjen, por pse është deklaruar ashtu sepse hoxha ka kërkuar vetëm për njërin nga familjarët që është i dyshuar për vrasjen e nipit të tij”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë nga prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë thënë se kanë marr veprimet e nevojshme pas deklarimeve që kanë qarkulluar në media, dhe se do veprojnë në bazë të Kodit të procedurës penale, për hapat më tutje.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se pas publikimit në media të deklaratave të dëmtuarit në rastit e vrasjes së 18 vjeçarit, Prokurori i Shtetit ka marrë veprime sipas detyrës zyrtare (ex officio), duke e autorizuar policinë në intervistimin e personave të përfshirë në këto deklarata. Kjo çështje është në trajtim dhe janë duke u ndërmarrë veprime në pajtim me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.”

Raste të tilla, kur palë të përfshira në krime të rënda përfshijnë edhe  megjithëse rrallë bëhen publike, nuk janë të tilla.

Por përderisa falja, është brenda kornizave ligjore, një tjetër veprim, sipas juristit Anton Nrecaj, nuk gjen vend aty.

“Edhe falja e gjakut është pjesë e traditës, ose e drejtës zakonore mirëpo falja është e paraparë edhe me kornizën ligjore, e lehtëson procesin gjyqësor dhe e përshpejton që drejtësia të vihet në vend, mirëpo dhënia e besës, që është e kundërta ajo nuk parashihet në asnjë dispozitë ligjore sepse i takon zakoneve sepse është pjesë e historisë”, ka thënë Nrecaj.

18 vjecari Lulzim Fejzullahu vdiq si pasojë e goditjeve që i shkaktuan dy të mitur të cilët gjenden aktualisht në paraburgim.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika