Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, avokati dhe i dyshuari flasin para gjykatës

Ramadan Sylejmani, avokati i të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj ka thënë se klienti i tij tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer.

Avokati në deklaratën e tij në Gjykatën Themelore në Ferizaj ku po mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin V.A, ka thënë tutje se viktima dhe dorasi kishin pasur një mosmarrëveshje mes tyre një natë para se të ndodhte vrasja.

“E njoftojmë gjykatës se i mbrojturi im mbi një vit e gjysmë ka bashkëjetuar me të ndjerën, ka qe 10 muaj janë ndarë, kanë pasur probleme të vazhdueshme sidomos në rastet kur i mbrojturi ka kërkuar ta shohë djalin, e ndjera nuk ia ka mundësuar duke u arsyetuar me fjalë të ndryshme edhe një natë më parë, para se të ndodhë ngjarja i mbrojturi im ka kërkuar ta shohë djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ia ka mu dësuar e ka fyer e ka injoruar dhe poshtëruar me fjalë të ndryshme”, ka deklaruar avokati.

Ai ka kërkuar një ekspert që të shqyrtohet gjendja psikike e klientit të tij por e njëjta nuk është pranuar nga prokuroria.

Edhe i dyshuari, në deklaratën e tij në polici ka thënë se brenda në zyre është takuar me të ndjerën, vëllain e saj dhe punëtoren e QPS-së.

Sipas tij, aty ka filluar fjalosja dhe në një moment ka nxjerrë armën dhe fillimisht ka shtënë në drejtim të të ndjerës apo vëllait të saj pastaj sërish ka shtënë dy apo tri herë në drejtim të të ndjerës E.C dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kurse sa i përket armës, ai ka thënë të njëjtën e ka blerë në Ferizaj nga një klient dhe nuk ka pasur leje për armë.

“Djalin e kisha të sëmurë sipas bashkëshortes unë i kërkova një fotografi ajo refuzoi ta dërgojë, për inati. Më tha se është në gjendje të keqe djali. Pas kësaj bisede të nesërmen jemi takuar në QPS, për vizitën e djalit”, ka deklaruar i dyshuari.

Në seancën e datës 13.04.2024, prokurori i Ferizajt, Valdet Avdiu, paraqiti dyshimet që janë ngritur për ngjarjen tragjike që ndodhi më 12.04.2024.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur në zyrën e njërës prej punëtoreve sociale në QPS Ferizaj. Prokurori Avdiu tha se ndaj V.A ekziston dyshimi se me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe duke plagosur në krah vëllain e të ndjerës.

Arma që u përdor në rast sipas prokurorit ishte pistoletë e tipit Zoraki m2906-T me kalibër 9 milimetër.

Arma është sekuestruar bashkë me një karikator të zbrazët.

Në kallëzimin penal kundër të pandehurit V.A, ai po dyshohet për veprat penale – vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I dyshuari V.A është dërguar dje në mbajtje për 48 orë. Këtë e ka konfirmuar për zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

36-vjeçari V.A, është ish-bashkëshorti i viktimës, i cili u arrestua nga policia pasi fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, pas ngjarjes.

Pas vrasjes së 21-vjeçares, është thirrur protestë nga aktivistë dhe anëtarë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Ata kanë njoftuar se protesta do të mbahet më 15.04.2024, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:30.

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj, sillet para gjykatës në Ferizaj

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika