Vrasja e Donjeta Pajazitajt, Haxhiu reagon pas lirimit të Naser Pajazitajt

"Po i komentoj vendimet e gjykatës supreme sepse për mua është e papranueshme që një person i cili dënohet me burgim të përjetshëm, aq lehtësisht të lirohet nga akuza, ja pse reformat që kemi nisur si Ministri e Drejtësisë dhe si Qeveri e Kosovës janë të rëndësishme"

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Blic Interview për RTV Dukagjinin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, pasi e ka liruar nga akuzat Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015.

Haxhiu tha se kjo është e papranushme, pasi sipas saj një person i cili dënohet me burgim të përjetshëm, të lirohet lehtësisht nga akuzat.

“Po i komentoj vendimet e gjykatës supreme sepse për mua është e papranueshme që një person i cili dënohet me burgim të përjetshëm, aq lehtësisht të lirohet nga akuza, ja pse reformat që kemi nisur si Ministri e Drejtësisë dhe si Qeveri e Kosovës janë të rëndësishme…Më lejoni edhe një herë të shpreh shqetësimin tim për një njoftim që sapo u bë publik nga Gjykata Supreme. Personi i dënuar nga shkalla e parë, pra me dënim të përjetshëm, Naser Pajazitaj dhe nga shkalla e dytë me 35 vite dënim, është liruar nga akuza nga Gjykata Supreme”, ka thënë Haxhiu.

Gjykata Supreme ka liroi nga akuzat Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015.

Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfirmuar Antigona Uka-Lutfiu, zëdhënëse e Gjykatës Supreme.

“Ju njoftoj se Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, ka deklaruar ajo.

Në vitin 2015, Donjeta Pajazitaj ishte privuar nga jeta në bjeshkët e Strellcit në mënyrë mizore, vrasje të cilën pretendohej se e ka kryer kushëriri i saj, Naser Pajazitaj.

Më 8 qershor 2017, Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj Naser Pajazitajt. Sipas kësaj aktakuze, ai dyshohet se e kishte marrë viktimën me veturë në fshatin Strellc, e kishte dërguar atë në malet e Strellcit, e kishte vrarë me dy plumba dhe, për të humbur gjurmët, trupin e saj e kishte mbuluar me disa drunj.

Ndërkaq, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika