Vrasja e gruas në Pejë, drejtori i Policisë: Kushdo që kryen vepra të tilla duhet të marrë dënimin e merituar

Pas vrasjes së gruas 43-vjeçare në Pejë, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se ata që kryejnë akte të tilla meritojnë dënimin e merituar

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, mbërrin në vendin e ngjarjes në Pejë, 16 prill 2024.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nga vendi ngjarjes ku është vrarë një grua nga bashkëshorti i saj mëngjesin e së martës në Pejë, ka deklaruar se të gjithë njerëzit që kryejnë akte të tilla duhet të marrin dënimin e merituar.

“Ajo se çfarë ne dimë është se nga viti 2021 nuk kemi raste të dhunës në familje në këtë familje. Tash ne po i analizojmë raportet tona dhe do të shohim se cili ka qenë roli dhe puna e policisë në këtë rast. Në qoftë se ka pasur ndonjë lëshim, normalisht secili do të vihet para përgjegjësisë”, ka deklaruar Hoxha para mediave.

Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë kishte të kaluar kriminale – Prokurori Qavolli: Vrasje makabre

Çifti kanë pasur tre fëmijë për të cilët, prokurori nuk ka deklaruar nëse kanë qenë brenda në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Të njëjtit tash janë në përkujdesjen e familjarëve të tjerë, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokurori Ersan Qavolli në rastin e gruas së vrarë, ka bërë të ditur se i dyshuari, bashkëshorti i saj ka rast të dhunës në familje.

Prokurori në një deklaratë për media ka thënë se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.

Prokurori vrasjen e ka quajtur makabre, ndërkaq për shkak të ndjeshmërisë së rastit ka thënë se nuk mund të jap detaje tjera.

Burri vret gruan e tij në Pejë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin dhe arrestimin e dyshuarit, duke bërë të ditur se vrasja u krye me armë zjarri.

Hetimet fillestare po zhvillohen në vendngjarje nga ekipet relevante.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit autoritetet ia kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika