Vrasja e gruas në Pejë, Krasniqi: Duhet vepruar me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas vrasjes së gruas në Pejë, ka kërkuar urgjentisht të krijohet një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me vrasjen e një gruaje sot nga burri i saj në Pejë.

Krasniqi ka thënë se ky është një alarm që duhet të zgjojë çdo person për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e ku institucionet shtetërore duhet të bëjnë më së shumti në këtë drejtim.

“Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës, të krijojë urgjentisht një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.

“Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë”, ka thënë tutje kreu i partisë opozitare.

Krasniqi ka kërkuar që të mos lejojnë që Kosova të shndërrohet në një vend ku “jeta e grave nuk vlen aspak”, duke u shprehur se tani duhet vepruar sepse sipas tij, nuk është momenti për fjalë.

Një grua 43-vjeçare është vrarë sot në Pejë, vrasjen dyshohet se e ka kryer bashkëshorti i saj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar rastin për Dukagjinin, duke bërë të ditur se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është në pritje për ta marrë trupin e viktimës, teksa i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Vrasja ka ndodhë në qendër të Pejës në banesë. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e zjarrit”, ka thënë Nikçi.

Lexo më shumë: Dyshohet se burri vrau gruan e tij në Pejë

Prokurori Ersan Qavolli, ka bërë të ditur se i dyshuari, bashkëshorti i saj ka rast të dhunës në familje.

Prokurori në një deklaratë për media ka thënë se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.

Prokurori vrasjen e ka quajtur makabre, ndërkaq për shkak të ndjeshmërisë së rastit ka thënë se nuk mund të jap detaje tjera.

Lexo më shumë: I dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë kishte të kaluar kriminale – Prokurori Qavolli: Vrasje makabre

“Bëhet fjalë për një vrasje makabre në qytetin e Pejës. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryera vepra penale dhe i pandehuri është ndaluar për 48 orë”, është shprehur ai.

Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Çifti kanë pasur tre fëmijë për të cilët, prokurori nuk ka deklaruar nëse kanë qenë brenda në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Kujtojmë që kjo është gruaja e dytë që u vra në Kosovë, brenda pesë ditëve.

Më 12 prill u vra një 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti i saj 36-vjeçar para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ku i plagosur mbet vëllau 15-vjeçar i viktimës.

Ish-bashkëshortit që kishte kryer vrasjen, Gjykata Themelore në Ferizaj, i’a ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika