Vrasja e Hamide Magashit, të hënën mblidhet grupi ndërministror

Ministria e Drejtësisë, edhe njëherë do shqyrtojë raporte inspektuese për rastin e vrasjes së Hamide Magashit. Për këtë do diskutohet në një mbledhje tjetër të grupit ndërministror. Tashmë raportin inspektues e ka përfunduar inspektorati shëndetësor

Grupi ndërministror për rastin e vrasjes së Hamide Magashit, do të mblidhet sërish këtë të hënë.

Ministria e Drejtësisë, së bashku me institucionet e tjera, do të shqyrtojnë raportet e tjera inspektuese, për të parë nëse ka pasur shkelje në trajtimin e rastit të 35-vjeçares, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së.

“Siç jeni të njoftuar, ministritë përgjegjëse  kanë ndërmarrë veprime inspektimi përmes trupave inspektuese në lidhje me rastin e Hamide Magashit. Në lidhje me raportet e përfunduara të inspektimit, Ministrja e Drejtësisë ka ftuar mbledhjen e grupit ndërministror, të hënën, datë 19 Dhjetor 2022”, ka thënë Ministria e Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë ka qenë në pritje të dy raporteve inspektuese, atë të qendrave për punë sociale dhe të inspektoratit shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë thënë se raporti i është dorëzuar institucioneve përgjegjëse, porse nuk mund të japin detaje për të gjeturat.

 “Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Inspektorati Shëndetësor ka kryer inspektime specifike lidhur me rastin e pacientes/të ndjerës në Kliniken e Gjinekologjisë, ku nga ky inspektim është hartuar raporti, meqenëse rasti është i ndjeshëm, lidhur me çështjen në fjalë janë duke u marrë organet e hetuesisë”, ka shtuar Ministria e Drejtësisë.

Për shkak të mostrajtimit të duhur të rastit të 35-vjeçares nga Lipjani para se të vritej, Inspektorati policor i Kosovës, ka suspenduar nga puna 4 zyrtarë policorë të stacionit në Lipjan.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve, dyshime me të cilat është duke u marrë Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sokol Haliti, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, bëri vetëvrasje pas disa ditësh në arrati.

Hamide Magashi kishte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, pasi që e kishte raportuar të dyshuarin në Polici për dhunë në familje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika