Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 20 vjet burgim të akuzuarin Bardhyl Zeqiri, pasi që i njëjti është gjetur fajtor për vrasjen e Ismajl Canit një vit më parë. Sipas vendimit të trupit gjykues është provuar përtej dyshimit të bazuar se vrasjen e kishte kryer Bardhyl Zeqiri, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive të ulëta.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Bardhyl Zeqiri, u soll në Gjykatën Themelore në Gjilan.

I veshur edhe me antiplumb, ai këtu do të dëgjoj verdiktin e trupit gjykues kundër tij, nën akuzën për veprën penale, vrasje e rëndë.

Bardhyl Zeqiri, u gjet fajtor për vrasjen e Ismajl Canit, krim që kishte ndodhur një vit më parë.

I burgosuri, Bardhyl Zeqiri

Për këtë vepër Zeqiri u dënua me 20 vjet burgim, ndërsa sipas gjykatës vrasja ka ndodhur për motive të ulëta.

Vendimin e gjykatës e dëgjuan shumë të pranishëm në gjykatore, ndërsa palën e akuzuar ky vendim i la shumë të pakënaqur.

Për këtë ankesë po paralajmëron avokati i Bardhyl Zeqirit, Ilir Shaqiri.

Avokati i të dënuarit, Ilir Shaqiri

Ai thotë se trupi gjykues nuk ka lejuar të dëgjohet një dëshmitare që sipas tij do të ishte kyce në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Sipas raportit të autopsisë, vdekja e Ismajl Canit ka qenë e dhunshme dhe ka ardhur si rrjedhojë e shokut hemorragjik, si pasojë e gjakderdhjes së jashtme.