Vrasja e Ivanoviqit, avokati Damati: Disa dëshmitarë kanë tentuar t’i ndryshojnë deklaratat, pasi janë kërcënuar me jetë

Avokati Musa Damati ka thënë se rasti i vrasjes së Ivanoviqit është karakterizuar nga një numër i madh i dëshmitarëve të cilët kanë tentuar të ndryshojnë deklaratat e tyre, pasi sipas tij, disa nga dëshmitarët anonimë të mbrojtur kanë deklaruar se janë kërcënuar me jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre

Musa Damati, avokat

Gjashtë të akuzuarit në rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë liruar në procedurë të rregullt nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, të akuzuarit që nga e mërkura janë të lirë në procedurë të rregullt.

Musa Damati, avokat i njërës prej të dyshuarve, Silvana Arsoviq, ka thënë se baza e këtij vendimi mbi të cilën është bërë ndërprerja e masës se sigurisë së prezencës së akuzuarve është fakti që tashmë, sipas tij, janë konsumuar të gjitha kushtet e parashikuara më kodin në fuqi lidhur me aplikimin e këtyre masave.

“Disa nga të akuzuarit tjerë kanë qëndruar në masën e paraburgimit në këtë çështje voluminoze penale për më shumë se 44 muaj, ndërsa disa të tjerë në mesin e tyre edhe klienjta ime nuk ka qenë asnjëherë në masën e rëndë kufizuese të paraburgimit, nuk është aplikuar asnjëherë paraburgimi ndaj saj, dhe këtë mbrojtja e ka elabuluar dhe është aplikuar vetëm masa e paraqitjes në stacionin policor, të cilën mbrojtja në bazë të kundërshtimeve të saj ka arritur ta ndërpresë sot”, ka deklaruar Damati.

Avokati Damati, i ftuar në emisionin FIVERTV Dukagjinit, ka thënë se rasti i vrasjes së Ivanoviqit është karakterizuar nga një numër i madh i dëshmitarëve, të cilët kanë tentuar t’i ndryshojnë deklaratat e tyre, pasi, sipas tij, një pjesë e dëshmitarëve të mbrojtur anonim kanë deklaruar se janë të kërcënuar me jetë ata dhe familja e tyre, në rast se dëshmojnë në këtë proces ligjor pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas avokatit Damati, rasti i Ivanoviqit konsiderohet si një nga rastet më voluminoze dhe një nga rastet misterioze për mënyrën e kryerjes së veprës penale, duke e konsideruar atë edhe si “një vrasje misterioze”.

Ndërsa, Damati ka deklaruar se provat, materialet dhe dokumentet të cilat i posedojnë janë të shumta, pasi, sipas tij, ekzistojnë për më tepër se 12 mijë e 500 faqe material në këtë çështje penale.

Ndër të tjera, ai ka thënë se përkundër vështirësive procedurale të cilat i ka quajtur si të paprecedentë në praktikën e gjyqësorit të Kosovës, dhe, sipas tij, trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka arritur që t’i shqyrtojë ato më përpikëri, duke arritur te vendimet e njëpasnjëshme që e kanë karakterizuar këtë çështje penale juridike.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika