Tomë Dodaj, i akuzuari i katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, pasi e pranoi fajësinë, është shpallur fajtor dhe dënuar me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për shitjen e armës.

Dodaj akuzohej për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Avokati i Dodaj ka thënë se pala e tij kërkon falje të thellë ndaj familjarëve të viktimës.

Gjykatësja nga ana tjetër ka thënë se meqenëse palët nuk tregojnë të caktojnë seancë për paraqitjen e lartësisë së dënimit për gjykatën, provat janë të qarta andaj, vazhdon me shqiptimin e dënimit për të pandehurin, Tomë Dodaj.

“Në bazë të dispozitave ligjore Gjykata i shqipton dënim me burgim, 5 vite dhe 5 mije euro dënim me gjobë”, ka thënë gjyqtarja.