Vrasja e Liridona Ademjat, Murseli kërkon burgim të përjetshëm nëse ka prova kundër tij
Shumë pyetje në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt presin përgjigje gjatë shqyrtimit gjyqësor për këtë rast. Në seancën e sotme, palët kanë paraqitur fjalët hyrëse, derisa para kësaj të akuzuarit janë deklaruar rreth fajësisë. I pafajshëm edhe një herë tha se ndjehet Naim Murseli, për akuzat që rëndojnë mbi të për planifikimin dhe vrasjen […]
Shumë pyetje në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt presin përgjigje gjatë shqyrtimit gjyqësor për këtë rast.
Në seancën e sotme, palët kanë paraqitur fjalët hyrëse, derisa para kësaj të akuzuarit janë deklaruar rreth fajësisë.
I pafajshëm edhe një herë tha se ndjehet Naim Murseli, për akuzat që rëndojnë mbi të për planifikimin dhe vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.
Megjithatë Murseli, këtë herë pati diçka më shumë për të thënë.
“Po të vërtetohen pretendimet e prokurorisë unë vetë për vetën time do të kërkojë burgim të përjetshëm..”, ka deklaruar ai.
Në seancën e sotme palët kanë paraqitur fjalët hyrëse, ndërkohë që Prokuroria e familja e Liridonës kanë kërkuar gjykim të drejtë e dënim meritor për të akuzuarit.
“Gjatë krahasimit të deklaratave dhe provave materiale prokuroria është bindur dhe do tentojmë të bindim edhe trupin gjykues dhe publikun që është e interesuar në këtë rsst që të akuzuarit e cekur kanë kryer veprën penale dhe veprimet kanë sjell deri te vdekja e Liridonës…”, ka deklaruar Javorka Perlinçeviq- Prokurore.
“Besoj që ashtu si gjithë populli i Kosovës, para kësaj gjykate nuk do të mbetemi të pashokuar se si do të vërtetohet që Naim Murseli darkoi në restorantin e njëjtë me vrasësin e gruas së tij dhe duke qenë i informuar për prezencën e tij, kjo ngjarje është edhe më shokuese kur do të vërtetohet që Naimi kontribuoi drejtpërdrejtë me kontribut fizik në eliminimin e Liridonës..”, ka deklaruar Leutrim Syla – Avokat i familjes së Liridona Ademajt.
Por, me pretendimet e Prokurorisë nuk u pajtuan avokatët e të akuzuarve. Siç ndodhë rëndom nw raste tw tilla, edhe kwtu avokatja e të akuzuarit Naim Murseli, kërkoi ekzaminim psikiatrik për të.
“Një prej kërkesave nga pala mbrojtëse dhe atë para ngritjes së aktakuzës, ka qenë parashtresa që i pandehuri Naim Murseli të dërgohet në ekzaminim të statusit mendor, dhe për këtë kërkesë nuk kemi pranuar përgjigje nga ana e Prokurorisë dhe Gjykatës. A është në gjendje i njëjti ta përcjellë rrjedhën e shqyrtimeve gjyqësore, të konsultohet me mbrojtësit e tij në shqyrtimet që do të mbahen në këtë çështje penalo-juridike?”, ka deklaruar Teuta Zhinipotoku- Avokate e Naim Murselit.
Trupi gjykues aprovoi kërkesën e Murselit që t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.
Ekzaminimit tashmë i është nënshtruar i akuzuari që shkrepi armën mbi Liridonën, Granit Plava, e mbrojtësi i tij, Skender Govori tha se gjatë shqyrtimit do të propozojnë prova që lidhen me një aksident që kishte pasur ai.
Liridona Ademaj u vra në nëntor të 2023. Sipas prokurorisë Naim Murseli kishte organizuar e planifikuar vrasjen e saj së bashku me Kushtrim Kokallën e Granit Plavën, duke e paguar këtë të fundit në shumën prej 30 mijë eurosh.















