Vrasja e Liridona Murselit, Prokuroria: Kërkesa për masë të paraburgimit ndaj tre të dyshuarve brenda afatit do t`i dorëzohet gjykatës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për tre personat të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit në kryeqytet më 29 nëntor. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, bëri të ditur se kërkesa do të dërgohet në gjykatë brenda afatit ligjor, ndërsa seanca dëgjimore është caktuar për ditën e nesërme

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave te dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit më 29 nëntor në kryeqytet.

Zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj për Kallxo.com bëri të ditur se kërkesa do dërgohet në gjykatë brenda afatit ligjor.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”- bëri të ditur Ulaj.

Ndërsa, seanca dëgjimore është caktuar për ditën e diel.

Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe N. M., bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar, është edhe K. K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika