Vrasja e Marigona Osmanit, Apeli e kthen rastin në rigjykim

Apeli ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të cilët ishin dënuar nga Themelorja në gusht të vitit të kaluar për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim rastin ndaj vrasjes së Marigona Osmanit, ku të akuzuar janë Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu.

Në gusht të vitit të kaluar, Krivaça ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa Sejdiu me 15 vjet për ndihmë në vrasjen e rëndë.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, me aktvendimin PAKR.nr.677/23, të datës 11.01.2024, ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve D.K, av.Admir Salihu dhe A.S, av.Arbnora Shefkiu, av.Avni Ibrahimi edhe sipas detyrës zyrtare, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, 2022:132923 të datës 04.08.2023, ashtu që çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim. Në pikën II të dispozitivit të aktvendimit, kjo gjykatë pretendimet ankimore të prokurorisë dhe ato të mbrojtësve për bazat e tjera ankimore si dhe të përfaqësuesit të palës se dëmtuar, i ka konsideruar tani për tani si jo lëndore, ndërsa në pikën III të dispozitivit të aktvendimit, ka konstatuar se të akuzuarit, D.K dhe A.S, të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, më 4 gusht të 2023, i akuzuari Dardan Krivaça, është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë” ndërsa i akuzuari Arbër Sejdiu është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “ndihma në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë” ashtu që Krivaqa është gjykuar me dënim me burgim të përjetshëm, ndërsa të akuzuarit Arbër Sejdiut, i është shqiptuar dënimi me burgim me kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë 15 vjet.

Kurse në pikën II të dispozitivit të aktgjykimit, të akuzuarin Dardan Krivaça, për shkak të veprës penale “Dhunimi” dhe të akuzuarin Arbër Sejdiu, për shkak të veprës penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” i ka liruar nga akuza meqë me asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer këto vepra penale.

Në arsyetimin e saj gjykata thotë se pretendimet ankimore të prokurorisë dhe ato të mbrojtësve për bazat e tjera ankimore si dhe të përfaqësuesit të palës se dëmtuar, i ka konsideruar tani për tani si jo lëndore, ndërsa në pikën III të dispozitivit të aktvendimit, ka konstatuar se të akuzuarit, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë.

“Gjykata e Apelit, me aktvendimin PAKR.nr.677/23, të datës 11.01.2024, ka aprovuar, ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve D.K, av.Admir Salihu dhe A.S, av.Arbnora Shefkiu, av.Avni Ibrahimi edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, 2022:132923, të datës 04.08.2023, e ka anuluar ashtu që çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim. Në pikën II të dispozitivit të aktvendimit, kjo gjykatë pretendimet ankimore të prokurorisë dhe ato të mbrojtësve për bazat e tjera ankimore si dhe të përfaqësuesit të palës se dëmtuar, i ka konsideruar tani për tani si jo lëndore, ndërsa në pikën III të dispozitivit të aktvendimit, ka konstatuar se të akuzuarit, D.K dhe A.S, të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Në arsyetim të aktvendimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se pretendimet e prokurorisë dhe të mbrojtëseve lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave procedurale qëndrojnë, ashtu që  ekzistojnë shkelje të dispozitave nga neni 384 paragrafi 2.7, lidhur me nenin 369 paragrafi 6 dhe 7 të KPP, si dhe shkelje të dispozitës së nenit 384 paragrafi 2.1, lidhur me nenin 361 paragrafi 2 të KPP, të cilat kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit të ankimuar”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, në gusht të vitit 2021, Marigona Osmani ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt, e lënë në spital nga dy të akuzuarit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Në aktgjykim e Themelores qe theksuar se Krivaça, më 21 e 22 gusht të dy vjetëve më parë, për motive të xhelozisë e me vetëdije, ka ushtruar dhunë ekstreme ndaj së ndjerës Osmani, me të cilën po bashkëjetonte në banesën e tij.

Dhe se për dy ditë radhazi, ai me një shkop druri e kishte goditur viktimën vazhdimisht në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha fizike e psikike, të cilat është konstatuar se ia kanë shkaktuar vdekjen.

Vrasja e Marigona Osmanit, gjithçka nga aktgjykimi ndaj Krivaqës e Sejdiut

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika