Vrasja e oficerit ukrainas në 2008-tën, akoma e pazbardhur

Një ushtar që ishte pjesë e UNMIK-ut me kombësi nga Ukraina ishte vrarë në Mitrovicë në mars të 2008-tës. Vrasja e tij ende mbetet nën hije, ani pse EULEX-i kishin ngritur aktakuzë ndaj gjashtë të dyshuarve. Këta të fundit i kanë thënë televizionit se rasti ka kaluar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës të cilët nuk janë përgjigjur për televizionin

Ihor Kinal

Një muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Mitrovica e Veriut nuk ishte e qetë.

Kundër shpalljes së pavarësisë e kundër institucioneve të vendit në protestë ishin ngritur qindra qytetarë nga komuniteti serb.

Për t’i mbrojtur këto institucione, aty kishin dalë 88 trupa zyrtarë policorë e ushtarakë të KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Se si ndodhi vrasja e Ihor Kinal, nuk është zbardhur kurrë.

Ndonëse veprimet hetimore të EULEX-it, kishin shkuar deri aty sa kishin ngritur një aktakuzë kundër gjashtë personave.

Hetuesit e EULEX-it kishin gjetur prova bindëse se, Marjan Ilinçiq, Zoran Çaviq, Dragan Milojeviq, Aleksandar Aksentijeviq, Nebojsha Joviq dhe Avni Krasniqi kishin dorë në vrasjen e policit ukrainas.

Por, tre nga të akuzuarit u gjetën fajtor vetëm për veprën penale sulm të paligjshëm ndaj objektit të ish-Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, tre të tjerët ishin liruar nga vepra.

“Në mars 2013, një panel prej tre gjyqtarësh të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës dënoi tre nga gjashtë personat në gjykim, për sulmin e paligjshëm në objektet e gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës më 17 mars 2008”, thonë nga EULEX.

Për këtë vepër penale, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është fuqizuar nga të gjitha shkallët e sistemit të drejtësisë.

“Vendimi është apeluar dhe Gjykata e Apelit ka vërtetuar në vitin 2014 vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Po ashtu, një nga të pandehurit ka parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit, por Gjykata Supreme në vitin 2015 e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë si të pabazuar”, vijon përgjigja e EULEX-it.

EULEX në përgjigjen për RTV Dukagjini, po ashtu ka thënë se me përfundimin e mandatit të tyre në Kosovë me këtë rast tashmë po merret Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Këta të fundit ndonëse kanë pranuar pyetje nga RTV Dukagjini, nuk kanë kthyer përgjigje për këtë rast.

Përgjigjie nuk kanë kthyer as Prokuroria e Themelore që mbulon regjionin e Mitrovicës.

Më 18 mars 2008, një ditë pas sulmit, 26-vjeçari ukrainas, Ihor Kinal kishte vdekur si pasojë e plagëve të rënda të marra më 17 mars, nga turma e 300 protestuesve serbë.

Televizioni ka kërkuar qëndrim edhe nga UNMIK-u për këtë çështje, por ata deri tani nuk kanë kthyer përgjigjie.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika