Vrasja e policit Lika në Kaçanik, autorët ende të pa identifikuar

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika të martën në Kaçanik, ende nuk ka autorë të identifikuar. Kryeprokurori i Ferizajt, i ka thënë Dukagjinit se nuk kanë informacione të reja për rastin të cilat mund të bëhen publike aktualisht. Njohësit e punës së policisë, përmendin një sërë faktorësh që mund të kenë ndikuar në idenfitikimin e të dyshuarve, por shprehen të bindur se arrestimi i tyre do të ndodhë

“Mund t’iu them me siguri të plotë se deri më tani ne nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale.”

Edhe këtë të shtunë, i kontaktuar nga televizioni Dukagjini, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, tha të njëjtën gjë.

Të dyshuarit për vrasjen e Likës, ende nuk janë identifikuar.

Krejt çka është, është dhënë në konferencë, akoma s’ka diçka tjetër”, ka thënë Burim Çerkini, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Por, pse Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i identifikojë e arrestojë të dyshuarit, njohësit e çështjeve të sigurisë, përmendin një sërë faktorësh.

Por ajo që nuk mungon, është përgatitja dhe paisjet e nevojshme.

Policia ka edhe trajnime të mjaftueshme, nuk janë të domosdoshme por janë të mjaftueshme, dhe paisjet i ka, por sidomos tek vrasjet e rënda, si kjo e kolegut tonë rreshter, kërkohet një punë më e madhe, hulumtim më i madh dhe marrja e gjurmëve, informatave”, ka thënë Refki Morina, ish-nënkolonel.

Në këtë rast, Morina thotë që të dyshuarit kanë mundur të kalojnë edhe kufirin me Kosovën, për shkak të afërsisë me Maqedoninë, gjë që vështirëson kapjen.

Persona të tillë, afër kufirit, mund të shfrytëzojnë kufirin në mënyrë ilegale për të kaluar dhe, përmes personave të tjerë, mund të kalojnë në Serbi ose Bosnje, ku Kosova nuk ka marrëdhënie bilaterale për ekstradimin e personave të tillë”, ka thënë Refki Morina, ish-nënkolonel.

Ndërkaq, i sigurt në zbardhjen e rasteve të tilla është eksperti i sigurisë Avni Ismali, por që thotë se të njëjtat mund të marrin kohë.

Janë disa vrasje që konsiderohen si vrasje të mirë të planifikuara dhe shkon procedura pak më e gjatë. Pas një periudhe, unë nuk kam dëgjuar që të mos jetë zbuluar ndonjë vrasje”, ka thënë Avni Islami, ekspert i sigurisë.

Vrasja e rreshterit Lika në Kaçanik, që ndodhi rreth orës 23 të së martës, shënoi vrasjen e 5-të brenda një periudhe prej 10 ditësh.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika