Vrasja e rëndë në Gjilan – i dyshuari mbrohet në heshtje, avokati thotë se ai ka mohuar se ka pasur të kaluar kriminale

“I është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh. Jo, unë kam biseduar me të, ai ka mohuar edhe pse në kërkesë të prokurorisë shkruan, mirëpo ai ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur probleme”, ka thënë avokati, Shevqet Xhelili

Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 16 dhjetor në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku 29-vjeçari A.B u ther për vdekje nga i dyshuari D.T.

Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore e Gjilanit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit D.T.

Sipas gjykatës, ngjarja e tmerrshme ndodhi pas një përleshjeje verbale dhe fizike brenda një automjeti në rrugën “Hamdi Kastrati”.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se i dyshuari D.T edhe në të kaluarën ka kryer vepra të ndryshme penale.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar avokati i të dyshuarit, Shevqet Xhelili.

Xhelili në një prononcim për Telegrafin tha se klienti i tij ka mohuar se ka pasur të kaluar kriminale.

“I është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh. Jo, unë kam biseduar me të, ai ka mohuar edhe pse në kërkesë të prokurorisë shkruan, mirëpo ai ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur probleme”, ka thënë Xhelili.

I pyetur se a dihen motivet përse ka kryer veprën “vrasje e rëndë”, avokati tha se klienti i tij është mbrojtur në heshtje.

“Ai është mbrojtur në heshtje, nuk ka folur asgjë. Sot kam dorëzuar ankesën për aktvendimin për caktim të paraburgimit”, ka thënë Xhelili.

Versioni i Gjykatës për vrasjen e rëndë

Gjykata, në njoftimin për caktimin e paraburgimit, ka njoftuar se pas konfrontimit, i dyshuari D. T. ndoqi viktimën A. B., dhe pas sulmit atij iu shkaktuan plagë fatale që më pas çuan në konstatimin e vdekjes së tij në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Sipas raportit të Gjykatës, fillimisht i pandehuri përmes telefonit e thërret A. B. dhe takohen, dhe pasi që ulet në karrigen e parë të automjetit dhe me automjet kishin lëvizur.

Aty, pas një mosmarrëveshjeje verbale në automjet, i pandehuri e sulmon A. B. dhe të njëjtin në mënyrë dinake e godet disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa viktima arrin të ndalet dhe del nga automjeti dhe ik në drejtim të kundërt të rrugës nga kishin ardhur, hynë në oborrin e shtëpisë së Xh. B.

I pandehuri i ishte vënë pas në ndjekje, dhe para derës së hyrjes së kësaj shtëpie, e zë viktimën A. B., aty përsëri e godet disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nga kacafytja dhe zhurma e krijuar, nga kjo shtëpi del XH. B., intervenon për t’i ndarë.

Sulmi u ndërpre nga intervenimi i pronarit të shtëpisë, ku ngjarja mori fund, i cili më pas ndihmoi viktimën të arrinte në një ordinancë private për ndihmë mjekësore para se të transportohej në emergjencë.

Në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, konstatohet vdekja e të lënduarit, sepse ai nuk kishte përballuar lëndimet e pësuara.

I pandehuri, pas kryerjes së vrasjes, shkon në shtëpinë e vet, i informon familjarët e vet për veprimet e tija të ndërmarra ndaj A. B. dhe kërkon nga prindi i tij, që të njëjtin ta dorëzojë në Stacionin e Policisë në Gjilan, ku i pandehuri edhe arrestohet./Telegrafi

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika