Vrasja e tre vëllezërve Bytyqi, SHBA-të i kërkojnë Serbisë drejtësi për rastin
Janë bërë 24 vite që nga vrasja e Yll, Agron e Mehmet Bytycit, tre të rinjve që lanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë përvjetor përvec familjarëve, drejtësi kanë kërkuar edhe autoritet amerikane, pasi që të njëjtit kishin nënshtetësi amerikane. Sikurse për të gjitha krimet e […]
Janë bërë 24 vite që nga vrasja e Yll, Agron e Mehmet Bytycit, tre të rinjve që lanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë përvjetor përvec familjarëve, drejtësi kanë kërkuar edhe autoritet amerikane, pasi që të njëjtit kishin nënshtetësi amerikane.
Sikurse për të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë luftes, Serbia nuk ka dhënë përgjegjësi për ekzekutimin e tyre që ishte bërë brenda territorit të saj.
Përfaqësuesi i familjes Bytyci, thotë se asnjëherë familja nuk e ka humbur shpresën se një ditë do të ketë drejtësi.
“Do të ketë drejtësi për këtë rast. Kanë kaluar 24 vjet dhe familja Bytyqi ka qenë shumë e vendosur gjatë gjithë këtyre viteve, dhe kjo nuk do të ndalet. Do të ketë drejtësi për këtë rast. SHBA-të kanë përgjegjësi që ta shtyjnë rastin përpara më fuqishëm, Serbia ka gjithashtu përgjegjësi”, ka deklaruar Praveen Madhiraju – Përfaqësues i familjes Bytyqi.
Ai shton se përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi është i njëjti edhe me vrasjen e zhdukjen e mbi 1 mijë personave.
“Ka më shumë se 1 mijë persona që ende mungojnë nga lufta, dhe edhe familje e tyre janë vuajtje për këto 24 vjet. E dimë që ende ka varreza masive në Serbi që pritet të zbulohen. Njerëzit që janë përgjegjës për këto varreza, janë po të njëjtit që janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyqi”, ka shtuar Praveen Madhiraju – Përfaqësues i familjes Bytyqi.
Përgjegjësi nga Serbia, për vrasjen e tyre ka kërkuar edhe ambasada e SHBA-së në këtë shtet, ku i ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të hetojnë plotësisht këtë rast dhe të nxjerrë para drejtësisë, kryeësit e vrasjes.
“Kanë kaluar 24 vjet që kur shtetasit amerikanë Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyqi u ekzekutuan derisa ishin të paraburgosur nga policia speciale serbe. Çdo vit që kalon pa u mbajtur askush përgjegjës për këtë krim brutal lufte është një fyerje ndaj shtetit të së drejtës. SHBA-të i bëjnë sërish thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të nxjerrë para drejtësisë ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Serbi.
Se shteti amerikan do vazhdojë të kërkojë drejtësi edhe më tutje, e ka thënë edhe zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, përmes një postimi në tëitter.
“24 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan në paraburgimin e policisë serbe. Sërish i bëjmë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të kërkojë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar këtë akt brutal. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”, ka theksuar Mattheë Miller – Zëdhënës i DASH-it.
Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vrarë më 7 korrik të vitit 1999, derisa ishin të arrestuar për shkak se kishin kaluar gabimisht kufirin me Serbinë. Por, ndonëse kishte një vendim nga gjykata për lirimin e tyre, ata u morën nga një njësi serbe e operacioneve speciale, u ekzekutuan për t’u gjetur më vonë në varrezën masive në Petrovo Selo.
Tre të rinjtë, i ishin bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e batalionit “Atlantiku”, dhe si shtetas amerikanë që kanë qenë, që nga vrasja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar vazhdimisht që përgjegjësit të vihen para drejtësisë, çka deri tani nuk ka ndodhur.















