Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, IPK-ja duke hetuar zyrtarët policor

Anëtarët e familjes Shkodra, të kërkuar për vrasje të rëndë, janë ende të pakapshëm për institucionet e drejtësisë. Derisa policia thotë se ka ndërmarr të gjitha masat, për arrestimin e tyre, IPK-ja vazhdon të mbajë të suspenduar por me pagesë, zyrtarët policor që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e tyre

Kanë kaluar 9 muaj që nga vrasja e trefishtë në komunën e Gjilanit, ndërkohë që të dyshuarit ende nuk janë kapur nga institucionet e drejtësisë.

Mefail Shkodra së bashku me dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra vazhdojnë të jenë të paarritshëm, derisa nga policia e Kosovës thonë se i kanë marr të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë edhe fletarrestin ndërkombëtar.

“Referuar kërkesës suaj të mëposhtme ju informojmë se lidhur me rastin Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke përfshirë edhe fletarrestin ndërkombëtar, ndërsa sa i përket çështjes së zyrtarëve policorë ju lutem që ti adresoheni IPK-së.”

E pas vrasjes që ndodhi në gusht të vitit të kaluar, në një kafene në qytet ishin aktivizuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët thanë se edhe më tutje katër zyrtarët policor vazhdojnë të jenë të suspenduar.

“Duke ju referuar kërkesës suaj gjeni përgjigjen nga IPK-ja si në vijim: Sa i përket zyrtarëve policorë IPK ju konfirmon se të njëjtit janë ende të suspenduar me pagesë dhe se kjo do të vazhdojë deri sa të jetë në interes të hetimit penal të cilin është duke e zhvilluar IPK-ja. Rasti në fjalë është ende në hetim dhe hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë duke kryer disa veprime hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente.”

IPK-ja kishte rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor dhe një hetuesi nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, një rreshter policor që ishte shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës, dhe një zyrtar policor të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Gjilan.

Avokati Valdet Hoxha thotë se mungesa e bashkëpunimit juridik me shtetin e Serbisë që potencialisht mund të jetë strehë për të dyshuarit, sjellë sfida për arrestimin e tyre.

“Natyrisht që është sfidë e jashtëzakonshme edhe në rastet kur të dyshuarit mund të mos jenë brenda shtetit dhe mund të kenë kaluar kufirin atëherë sfida e radhës për institucionet e vendit tonë është edhe mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar me disa shtete ku eventualisht të dyshuarit mund të strehohen, prandaj këto janë sfidat që ballafaqohen mekanizmat kompetent, por nuk duhet të pushojnë dhe duhet të marrin veprimet që parashihen me kornizën ligjore”, ka deklaruar Hoxha.

Kompetencat për këtë rast kanë kaluar në Prokurorinë Speciale, derisa kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje, rreth hetimeve të këtij rasti.

Anëtarët e familjes Shkodra të kërkuar për vrasje të rëndë, ishin të njohur për institucionet e drejtësisë edhe për rastet e fajdeve meqë ishin arrestuar në të kaluarën, e që më pas ishin liruar.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika