Vrasja e vëllezërve Bytyqi, Kurti: Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund
Në 25-vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve Yll, Agron e Mehmet Bytyqi, ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Kurti, përmes një postimi në “X”, ka thënë se epoka e mosndëshkimit të krimeve serbe duhet të marrë fund. Kurti replikoi reagimin e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, i cili ka bërë thirrje se Serbia […]
Në 25-vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve Yll, Agron e Mehmet Bytyqi, ka reaguar kryeministri Albin Kurti.
Kurti, përmes një postimi në “X”, ka thënë se epoka e mosndëshkimit të krimeve serbe duhet të marrë fund.
Kurti replikoi reagimin e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, i cili ka bërë thirrje se Serbia duhet ta përfundojë hetimin e vrasjes së tre vëllezërve në Serbi në vitin 1999.
“Trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës. Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura. Megjithatë, askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund,” ka shkruar Kurti.
The bodies of three young Kosovar Albanian brothers, who were also U.S. citizens, were found in a mass grave shortly after the war. Agron, Mehmet, and Yll were killed in Serbian police custody, with bullets to their heads while their hands were tied. Yet nobody has been held… https://t.co/KAa4NLMKza
— Albin Kurti (@albinkurti) July 8, 2024















