Vrasja në AKI: Apeli vërteton 25 vjet burgim, familja padi milionëshe për shtetin

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin prej 25 vjet burgim për Valon Ibërdemajn, i cili është gjetur fajtor për vrasjen e Isa Sejdiut në objektin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës. Ish-punonjësi i AKI-së është vlerësuar se me dashje e ka vrarë kolegun e tij dhe motivi është vlerësuar të jetë xhelozia. Familja ka paralajmëruar padi për shtetin në kotest civil, padi e cila sipas tyre do të kap vlerë milionëshe

Gjykata e Apelit

25 vite burgim. Këtë dënim të shkallës së parë të drejtësisë, Valon Ibërdemajt, ia vërtetoi edhe Gjykata e Apelit.

Ai është shpallur fajtor për vrasjen e Isa Sejdiut në vitin 2018, brenda objektit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Të dy ishin punonjës të AKI-së.

Televizioni Dukagjini ka mësuar se në aktgjykimin e Apelit, theksohet se në këtë rast ka ekzistuar elementi i dashjes, e arsyeja ishte një shaka e Sejdiut se do të bëhej zëvendës drejtor i përgjithshëm në AKI, gjatë një bisede me dëshmitarin R.I.

“E ka përdorë me qëllim që ta privoj nga jeta Isa Sejdiun, me të vetmen arsye se një ditë më parë shefi i kuzhinës, Isa Sejdiu, në shaka e sipër në restorantin e AKI-së, ku është fol rreth pozitës së zëvendës drejtorit të përgjithshëm, me ç’rast Isa duke bërë hajgare edhe me disa të tjerë ka thënë: Keni me ni emrin tem, po bohna i madh, po bohna zëvendësdrejtor, e që i pranishën kishte qenë edhe tani i akuzuari”, – Aktgjykimi i Apelit.

Këtë bisedë mes Sejdiut dhe R.I, e kishte dëgjuar Valon Ibërdemaj, e këtë e ka konfirmuar R.I gjatë dëshmisë së tij, i cili kishte treguar se  të dënuarin e kishte pasur edhe punëtor për një kohë dhe se ka qenë i njohur për mostolerancë.

Në dënimin e Ibërdemajt, si rrethanë rënduese është marrë edhe rrezikshmëria konkrete për jetën e të dëmtuarit B.B, i cili kishte qenë afër Isa Sejdiut kur kishte ndodhur vrasja.

Ibërdemajt i është bërë edhe ekzaminimi psikiatrik, që kisht ekonstatuar se i pandehuri ka zvogëlim të aftësisë intelektuale e cila nuk është esenciale.

“Nga rrethana faktike të rastit rezulton se në drejtim të të ndjerit Isa Sejdiu ka vepruar me dashje direkte, sepse ishte i vetëdijshëm për veprën e vet dhe e ka dëshiruar kryerjen e saj. Në fakt, i akuzuari në ditën kritike e kishte me vete armën-revolen, e cila nuk ishte zyrtare, përkundër rregullave të institucionit, shkon në bufenë e AKI duke e ditur se aty punon i ndjeri, e sheh të ndjerin Isa dhe duke ecur shtënë dy herë në drejtim të tij”, – Aktgjykimi i Apelit.

Përveç këtij dënimi, Ibërdemaj, por edhe shteti i Kosovës, do të ballafaqohen me familjen e të vrarit edhe në kontest civil.

Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i familjes, Skënder Musa, që tregon se do të kërkojnë kompensim milionësh.

“Tash për tash kemi ardhur në përfundim që përgjegjësinë më të madhe për shkaktimin e dëmit për palën e dëmtuar, për shkak të mungesës së jetës së anëtarit të familjes së tyre është Qeveria e Kosovës. Pa asnjë dyshim se padia do të jetë mbi milionëshe, për shkak se humbja ka qenë e madhe dhe mënyra dhe rrethanat e vrasjes kanë qenë jashtëzakonisht të rënda”, ka deklaruar Musa.

Valon Ibërdemaj është dënuar edhe për veprën penale të rrëmbimit dhe armëmbajtjes pa leje.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika