Vrasja në Aktash, policia gjen në vend të ngjarjes edhe dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë

Gjatë ditës së djeshme, policia po vazhdonte të mblidhte prova pas gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën në rrugën “Gazemd Zajmi” në lagjen Aktash të Prishtinës në mes të familjes Sekiraqa e asaj Gashi të njohur si “Capat”.

Në vend të ngjarjes sipas raportit të policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024-22:04. Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek. Rasti është duke u hetuar,” thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu, dje në mesin e provave materiale u sekuestruan edhe vetura dhe mbi 100 gëzhoja, e gjithashtu në afërsi u gjet edhe një armë.

LEXO EDHE: Skena e krimit, mbi 100 plumba gjuajtën grupet “Capat” dhe “Sekiraqët”

Ndërkaq, mbrëmjën e së dielës, pas të shtënave me armë zjarri një person mbeti i vdekur e pesë të tjerë të plagosur.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika