Vrasja në “Bregun e Diellit”, i dyshuari ende në arrati, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi të mërkuren mbrëma në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën një person me inicialet A.H. Në njoftim thuhet se i dyshuari ende është në arrati.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 27 maj 2026, rreth orës 20:30, ndërsa menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda dhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje bëhet e ditur se organet e hetuesisë kanë siguruar dhe janë duke analizuar video-incizimet nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia K9 për gjurmimin e lëvizjeve të viktimës dhe të dyshuarit, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë veprimet intensive hetimore dhe operative për arrestimin e personit të dyshuar për këtë vrasje.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika