Vrasja në Gjilan: Dorasi dënohet me 25 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur sot aktgjykimin ndaj të akuzuarve V. S. dhe F. M., në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 7 nëntor 2024 në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari V. S. është shpallur fajtor për veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Ai është dënuar me 25 vjet burgim, dënim unik për të dy veprat.

Ngjarja ndodhi kur V. S., së bashku me bashkëpandehurin F. M., iu afrua me biçikletë viktimës S. O., i cili ishte duke hyrë në veturën e tij. Me motive hakmarrjeje për një konflikt fizik të mëhershëm, V. S. e qëlloi viktimën me një revole të tipit “Zoraki M-917-T”, duke e goditur në shpinë. Pasi viktima u rrëzua në tokë, ai e sulmoi edhe me grushte e shqelma, duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale.

Pas kryerjes së veprës, të dy të pandehurit u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe u fshehën për disa ditë, derisa u dorëzuan në polici më 12 nëntor 2024. Gjatë hetimeve, arma e përdorur në rast u gjet dhe u sekuestrua pasi V. S. e dorëzoi atë.

Ndërkohë, bashkëpandehuri F. M. është shpallur fajtor për veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale. Ai është dënuar me 8 vjet burgim, pasi ka ndihmuar në fshehjen dhe shmangien e zbulimit të kryesit të vrasjes së rëndë.

Sipas gjykatës, F. M. ishte prezent në momentin e kryerjes së vrasjes dhe më pas ka vepruar që të ndihmojë të akuzuarin kryesor në arratisjen dhe fshehjen e tij.

Trupi gjykues ka vendosur gjithashtu që të dy të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në formësimin e plotfuqishëm të aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit pas pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika