Vrasja në Podujevë, gjithçka ndodhi në sytë e fëmiut 4-vjeçar

Një person është vrarë të hënën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e një tjetër ka mbetur i plagosur. E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e fëmiut të tyre, 4-vjeçar. Motivet në lidhje me rastin ende nuk dihen, teksa xhaxhai i viktimës thotë se i njëjti nuk kishte probleme më herët

U nisën me bashkëshorten për të blerë gjëra ushqimore në një market, por përfundoi tragjikisht.

Këtu është vendi ku një person rreth të 30-ave u privua nga jeta ndërsa gruaja e tij mbeti e plagosur.

E gjithë ngjarja në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndodhi në sytë e fëmijës së tyre katër-vjeçar.

Xhaxhai i viktimës tregon se i ndjeri nuk ka pasur probleme më herët dhe se me të njëjtin ishte parë në mëngjes.

“Kanë qenë në mëngjes tek unë, kemi pi kafe me të dhe gruan e tij, më vonë shkuam te shtëpia e tij, më thirrën të shkoj deri në market të blej harq për shtëpi, unë dola deri në qytet. Nuk e di për cka u kon vrasja, nuk na ka tregu që ka pasë me dikë problem. Allahu e di qysh do të kryhen këto raste, nuk kanë pasë probleme më herët, edhe bashkëshortja është e familjes së mirë, edhe atë e kanë rrok plumbat, djali 4-vjecar ka qenë afër tyre në momentin e ngjarjes”, ka deklaruar xhaxhai i viktimës.

Bashkëshortja e viktimës e cila ka mbetur e plagosur është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Në momentin kur kemi arrit në vend të ngjarjes, personi që ka qenë i shtrirë me gjakderdhje prej koke ka pas plagë me armë zjarri, ka qenë pa shenja jete. Ndërsa personi tjetër, femër, është plagosur me armë zjarri në bark në anën e majtë, këtë e kemi dërguar me shpejtësi në Prishtinë, me shenja jete, momentalisht është në gjendje të rregullt, vazhdon trajtimi atje”, ka bërë të ditur Bedri Hyseni nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Aktualisht policia e Kosovës po vazhdon ta hetojë rastin, mirëpo kanë thënë se nuk identifikuar ende ndonjë të dyshuar.

“Rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në ndriçimin e rastit.

“Me të pranuar informatën nga Policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, në rrugën “Zahir Pajaziti” Podujevë, nga të shtënat me armë zjarri, një person nuk ka mundur t’iu mbijetoj plagëve të marra nga arma e zjarrit, me ç’ rast nga ekipi mjekësor është konstatuar pa shenja jete, ndërkaq një person tjetër është plagosur dhe dërguar për ta marrë ndihmën mjekësore. Aktualisht, Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për t’i ndriçuar rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat e dyshuar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë themelore të Prishtinës.

Kjo është vrasja e dytë për të cilën policia ka raportuar vetëm brenda muajit shtator.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika