Vrasja në Prishtinë – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth vrasjes që ndodhi të shtunën në Prishtinë, ku një person ka ndërruar jetë si shkak i goditjes me armë zjarri

Policia e Kosovës

Gjatë të shtunës së 18 marsit, një person ka ndërruar jetë si shkak i goditjes me armë zjarri në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20  policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë këtë të diel policia ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili është qëlluar dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu, edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe një i dyshuar i cili më pas është liruar, është sekuestruar edhe: një revole me një karikator dhe 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia e Kosovës.

Një i vdekur nga gjuajtja me armë zjarri në Dragodan, dy të tjerë plagosen me thikë

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika