Burime të RTV Dukagjinit, thonë se gruaja shtatzënë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së, u vra me dy plumba.

Viktima, mësohet të jetë e rrethit të komunës së Lipjanit, derisa po ashtu bëhet e ditur se ajo ishte në procedurë të divorcit me të dyshuarin për vrasjen e saj.

Vrasjen e gruas e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se ajo ishte e moshës 35-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen dhe se nuk ka asnjë të arrestuar nga policia të cilët janë duke e hetuar rastin.