Vrasje e dyfishtë në Klinë, arrestohet një i dyshuar

Dy persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, ndërsa një i dyshuar është arrestuar

Pamje nga lokali në Klinë, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri - 13 nëntor 2024. Foto Unitet Berisha - TV Dukagjini

(E përditësuar) Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, të martën rreth orës 17:00.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Dukagjinin se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Personi tjetër, i cili ishte plagosur rëndë, sipas Gashit është dërguar fillimisht në spital, por më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar një person lidhur me rastin dhe në vendngjarje janë të pranishëm dy prokurorë të krimeve të rënda, të cilët po kryejnë hetimet e nevojshme për rastin.

Ndërkaq, sipas policisë, viktimat dhe i dyshuari i arrestuar janë të moshës së re deri në 22 vjeç, por ende nuk janë bërë të ditur motivet e rastit.

“Sipas informacioneve mosha e viktimave por edhe të dyshuarit është jashtëzakonisht e re, domethënë 19-vjeçar, 20- 21-vjeçar, dhe 22-vjeçar. Ende nuk dihen motivet. Tani për tani informatat që kemi bëhet fjalë për katër ose pesë të shtëna”, ka thënë Policia nga vendi i ngjarjes.

Pamje nga lokali në Klinë, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri – 13 nëntor 2024. Foto Unitet Berisha – TV Dukagjini
Pamje nga lokali në Klinë, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri – 13 nëntor 2024. Foto Unitet Berisha – TV Dukagjini

Sipas gazetarit të Dukagjinit, Unitet Berisha i cili po qëndron në vendin e ngjarjes, viktimat janë familjarë mes vete dhe i takojnë moshës rreth 20-vjeçare.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në TV Dukagjini, për Debat Plus, ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e dyfishtë, duke thënë se i dyshuari është arrestuar pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Nikçi ka bërë të ditur se i dyshuari tashmë është duke u intervistuar në polici, ndërsa, sipas tij, viktimat kanë lidhje familjare por ende nuk dihet se çfarë janë mes vete.

Po ashtu, ai ka njoftuar se do të bëhet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika