Vrasje e trefishtë në Podgoricë, në kërkim i dyshuari nga Rozhaja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podgoricën, ku tre persona janë gjetur të pajetë në një apartament në lagjen “Aeroporti i Vjetër”.

Sipas informacioneve nga policia, viktimat janë tre burra të rritur, ndërsa dy prej tyre janë identifikuar, me origjinë nga Rozhaja, shkruan Vijesti.

Autoritetet kanë bërë të ditur se krimi nuk lidhet me përplasje mes grupeve kriminale, por dyshohet se ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve personale mes viktimave dhe të dyshuarit.

Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit, po ashtu nga Rozhaja, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e trefishtë gjatë natës, në një banesë të marrë me qira. Sipas hetimeve paraprake, viktimat dhe i dyshuari kishin qenë në Podgoricë për punë në një kantier ndërtimi.

Dyshohet se krimi është kryer me armë të ftohtë. Pas ngjarjes, i dyshuari besohet se është larguar drejt vendlindjes së tij, ku sipas policisë, ka ushtruar edhe dhunë ndaj nënës së tij në shtëpinë familjare.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika