Vrasje me armë zjarri në Shkodër, i dyshuari në arrati

Të martën, rreth orës 12:15, Policia e Shkodrës njoftoi se ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Tom Kola”, ku ka mbetur i vrarë një 51-vjeçar. Policia tashmë ka shpallur në kërkim të dyshuarin, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë

Pamje nga vendi i vrasjes në Shkodër

Një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri në banesën e tij në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës.

Autori i vrasjes ende i paidentifikuar ka hyrë në banesën e 51-vjeçarit, tashmë të ndjerë, me iniciale P.V, dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri.

Viktima ishte i vetëm në banesë në momentin e ekzekutimit, ndërsa autori është arratisur në drejtim të paditur.

Sipas informacioneve të para, siç ka raportuar Top Channel, 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia prej një muaji.

Ndërsa, ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 12:15, në lagjen ‘Tom Kola’, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit“, ka njoftuar policia e Shkodrës.

51-vjeçari jetonte kryesisht në emigrim në Itali dhe shpeshherë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, Dukagjin.

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Lekë Vuksanin si autorin e dyshuar të vrasjes.

Viktima i kishte dhënë më parë shtëpinë me qira autorit dhe kjo është pista kryesore për të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi.

Pavarësisht se kanë mbiemra të njëjtë, ata nuk kanë lidhje familjare, ndërsa janë të dy nga Dukagjini.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika