Vrasje në Hajvali, policia në kërkim të të dyshuarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka njoftuar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika