Vrasje në tentativë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës [QKUK], pasi është plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës [QKUK], pasi është plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur.

Sipas raportit policor, sulmi ka ndodhur të hënën në fshatin Greme të Ferizajt, ku të dyshuarit ende nuk dihen.

Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të pa njohur për momentin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika