Një person është arrestuar të shtunën e 16 dhjetorit pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ky rast është cilësuar si “vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raport.