Vrasje në tentativë në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar e tjetri në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes në Mitrovicë, një person ka gjuajtur me armë në drejtim të një makine. Të njëjtit, i është konfiskuar një armë dhe me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë

Është arrestuar i dyshuari V.J, 22-vjeçar, nën dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture ishte larguar në drejtim të panjohur.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Mitrovicë dhe përpos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. Ndërkaq, nga ana e PK-së, vepra është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Si rezultat i veprimeve operative e hetimore njësitet policore  kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Vepra penale ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45,  në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri  në drejtim të veturës së ankuesit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve materiale në veturën e ankuesit nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, PK ka njoftuar se në vendin e ngjarjes  janë gjetur dhe konfiskuar  dy gëzhoja. Ndërkaq, të dyshuarit i është konfiskuar një armë.

“Lidhur me rastin, në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes  janë gjetur dhe konfiskuar  dy gëzhoja. Ndërsa si rezultat i ndërveprimeve policore pas dy orëve  nga njësia  policore e Trafikut Rrugor në  zonën e Skenderajt është identifikuar  dhe arrestuar i  dyshuari  V. J., 22 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdor në veprën penale”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkaq, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima kishte raportuar se në drejtim të tij kishin shtënë dy persona.

“Rr. Shaban Palluzha, Mitrovicë 20.01.2023-21:45. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasoj vetura është goditur dy plumba. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raport.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika